Me konstatimin se Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk i kishte përdorur të gjitha mjetet juridike para se të ushtronte padi në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kjo e fundit e ka hedhur poshtë si të parakohshme, padinë e këtij subjekti politik, të ushtruar në vitin 2013.
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Kamenicë, në qershor të vitit 2013, kishte ushtruar padi kundër Komunës së Kamenicës, me pretendimin se nuk i ishte lejuar qasje në dokumente publike, respektivisht nuk i ishin ofruar të dhëna për të drejtën pronësore lidhur me një ngastër në Komunën e Kamenicës.
Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se “Vetëvendosje” nuk kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare, me ç ‘rast nuk kishte shtjerr mjetet juridike, siç është paraparë me Ligjin për Procedurën Administrative.
Lidhur me këtë rast, më 15 tetor 2019, kishte dështuar të mbahet seanca, pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Kamenicë, Bajram Mavriqi kishte kërkuar që seanca të shtyhet.
Kjo me arsyetimin se nuk ishte i përgatitur për mbajtjen e seancës, me kërkesën që në seancën e radhës kjo padi të përfaqësohet nga ndonjë jurist i kësaj Lëvizje.
Ai po ashtu kishte deklaruar se padia ishte ushtruar në emër të “Vetëvendosjes”, nga ish- kolegia e tij, Brikenë Ramabaja, andaj për këtë arsye sipas tij, duhet të njoftohet se cili është interesi juridik për vazhdimin e kësaj procedure.
Por, ndonëse kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhet, në seancën e mbajtur më 20 nëntor 2019, nuk kishte përfaqësuar askush nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Ndryshe, më 21 qershor 2013, “Vetëvendosje” kishte ushtruar padi kundër Komunës së Kamenicës, duke kërkuar nga Gjykatat Themelore në Kamenicë, që ta obligojë të paditurën t’i ofronte të dhënat lidhur me pronësinë mbi dy ngastra.
Por, Gjykata Themelore në Kamenicë ishte shpallur jo kompetente dhe çështja ishte deleguar në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Përmes padisë, “Vetëvendosje” pretendonte se i është mohuar e drejta për qasje në dokumente publike, me arsyetimin se njëri ndër parimet themelore të pronësisë është publiciteti, e që nënkupton se të çdokush ka të drejtë të dijë se kush është titullar i pronësisë mbi sendin e caktuar.
Me këtë, paditësja pretendonte se i është mohuar në mënyrë të kundërligjshme qasja në dokumente publike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...