“Papunësia e korrupsioni nxisin migrimin e fuqisë punëtore”
Kështu u tha sot gjatë prezantimit të studimit të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.
Ardita Hajra nga OEAK ka shtuar gjithashtu së në bazë të kësaj studimi, 46% e të anketuarëve e shohin korrupsionin si arsye të migrimit të fuqisë punëtore.
“Korrupsioni ka dalë të jetë një 46 % e shohin migrimin e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore, kompanitë e teknologjisë e komunikimit, kompanitë prodhuese. Mund të supozojmë se papunësia e korrupsioni është duke nxitur migrimin e fuqisë punëtorë”, ka thënë ajo.
Ndërsa sipas të njëjtit studim mbi 70% kanë vlerësuar se korrupsioni duhet të trajtohet menjëherë.
“72% e respodentëve besojnë se korrupsioni është një çështje që meriton trajtim emergjent në vend”, ka shtuar ajo.
Ajo ka shtuar se rezultatet e studimit në ët cilin morën pjesë 256 biznese janë shqetësuese.
“Studimi është realizuar me 256 biznese në 7 qytete të Kosovës, bizneset janë zgjedhur në mënyrë të rëndom dhe ka rezultuar të jenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme gjë që është pozitive. Të gjeturat janë shqetësuese dhe besojmë se me to do t’i sinjalizojnë politik bërësit, Institucionet e zbatimit të ligjit, komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Kosovës që ta marrin më seriozisht këtë çështje”
Ndryshe gjatë këtij prezantimi drejtori i OEAK-së, Arian Zeka tha se të gjeturat janë shqetësuese, shkruan arbresh.nfo.
Zeka ka shtuar gjithashtu se pavarësisht kësaj përmes studimit mundësohet marrja e progresit apo regresit të shoqërisë.
I pari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shtuar se bizneset ngurojnë të raportojnë korrupsionin. E sipas tij korrupsioni në biznese është pasojë e mos tërheqjes së investimeve të huaja./arbresh.info/
Lexo edhe: Zeka: Shqetësuese korrupsioni te bizneset në Kosovë
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës