Anila Hoxha: Gjendem nën rrënojat e shtëpisë së Hysni Sulës. kati i parë i shtëpisë është shembur i gjithi, të 15-të anëtarët e familjes së Hysni Sulës kanë shpëtuar falë një mrekullie dhe jo vetëm. Edhe për shkak se në këtë shtëpi menjëherë pas tërmetit ka ndërhyrë kushëriri i tyre i cili ka shpëtuar disa nga fëmijët.
Zeqir Sula: Pash që ra shtëpia, ishte tym i madh. Pash fëmijët e vegjël duke bërtit, kapa dy të parët, pastaj dy të dytët, ngrita betonin, pastaj kam marrë gratë.
Njerëzit më thirrnin hajde këtu, i nxorra të gjithë.
Një nga banorët: Gjithë shtëpia ka rënë poshtë, është bërë katër metra distancë. Më rujti zoti, po prisja momentin kurë do vdes, kur të më bjerë blloku dhe të mbyll sytë. Zoti më dha forcë gruaja ishte tek dera, dola nga shkallët ishin shembur bërtita a keni dalë të gjithë? Po më thanë kemi dalë. Mora gruan avash avash dhe kemi zbrit poshtë.
Teksa zonja e shtëpisë thotë që 30 vite mund ikën në 30 sekonda, personi që foli para saj i thotë që duhet të forcohet dhe të jenë të kënaqur që na kanë shpëtuar të gjithë.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll