Leciester City ka mposhtur Aston Villan me rezultat 1 – 4 në kuadër të Premierë Ligës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi ylli i Leicesterit, Jamie Vardy në minutën e 20-të, pas 21 minutave Kelechi Iheanacho dyfishoi rezultatin, ndërsa epërsinë e ngushtoi Jack Grealish në minutat shtesë të pjesës së parë, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënojnë edhe dy herë në portën e Tom Heaton. Ishte Jonny Evans që arriti të shënojë në minutën e 49-të ndërsa golin e fundit në ndeshje dhe të dytin personal e shënoi Jamie Vardy në minutën e 75-të.
Pas kësaj fitore Leicester mbetet në vendin e dytë me 38 pikë, tetë me pak se Liverpool që është lider në kampionatin anglez./arbresh.info.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”