Maskë me miell misri që pastron në thellësi lëkurën tuaj

16:05 | 8 Dhjetor 2019
L G

Nëse keni nevojë për një maskë dobiprurëse, ajo me miell misri do të ishte ide e shkëlqyer.

Mielli i misrit masazhon butësisht lëkurën dhe nuk ka veti gërryese e agresive.

Ju duhen vetëm dy lugë miell misri dhe një lugë mjaltë. Mjalti përveçse është hidratant, rigjeneron lëkurën nga irritimi.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë me lëvizje rrethore duke u përqëndruar në zonat kritike si balli, hunda e mjekra.

Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe largojeni më pas me një sfungjer me ujë të vakët./ Gazeta Sinjali/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme