Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez ka pranuar të jetë pjesë e shkëmbimit të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Rodriguez ka dështuar të hyjë në planet e Zinedine Zidanes dhe ka pasur disa lëndime në kohën e fundit.
Kontrata e tij me “Los Blancos” skadon pas 18 muajve dhe po kërkon të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Eldesmarque, presidenti Florentino Perez ka ofruar 84 milionë euro plus kolumbianin në këmbim të francezit.
Mirëpo, “Djajtë e Kuq” po dëshirojnë 105 milionë euro plus Rodriguez.
Agjenti i lojtarit Jorge Mendes dëshiron që klienti t’i bashkohet Wolwes ndërsa kolumbiani po preferon t’i bashkohet Manchesterit.
Rodriguez i është bashkuar Realit nga Monaco për 63 milionë euro në verën e vitit 2014 pasi e fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës./arbresh.info.
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...