Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se kampioni i Spanjës, është vendi i duhur për të.
E ardhmja e kroatit ka qenë në dyshime, pasi dëshiron të luaj më shumë ngase nuk ka qenë titullar shumicën e ndeshjeve që nga transferimi i Frenkie de Jong.
Në La Liga, Rakitic ka luajtur vetëm një herë në formacionin e parë, gjë që ka bërë të këtë pakënaqësi, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, largimin nuk është duke e menduar kroati pasi ka thënë se Barcelona është klubi ideal për të vazhduar karrierën.
“Shumë gjëra ndodhen në muajt e fundit. Ndonjëherë gjëra ndodhin që nuk mund ti kuptosh, mirëpo duhet ti pranosh. Kjo gjë ndodhi të unë”
“Do të jap më të mirën dhe gjithmonë kam thënë se nuk ka vend më të mirë se Barcelona për të fituar trofe, është vendi ideal për mua”
“Dua të kënaqëm dhe ti ndihmoj skuadrës për tu përmirësuar. Jam duke bërë më të mirën dhe nëse vazhdoj në këtë mënyrë do të jetë shumë mirë”
Rakitic është i kërkuar nga dy gjigantët evropian Juventus dhe PSG.
Barcelona për momentin është lider me 34 pikë, aq sa ka edhe rivali i përjetshëm Real Madrid, ndërsa të martën do të luajnë kundër Inter në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës