Google ADS

Trump-i e cilëson veten si presidentin më të mirë të të gjitha kohërave

15:23 | 8 Dhjetor 2019
L G

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se, pavarësisht përpjekjeve të demokratëve kundër legjislacionit për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik, votuesit nuk po i përkrahin ata dhe nuk po duan që presidenti më i mirë i të gjitha kohërave të hetohet dhe të shkarkohet.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po akuzohet për keqpërdorim të pushtetit duke i bërë presion Ukrainës që ta hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden, në këmbim të ndihmave ushtarake prej 400 milionë dollarëve.

“Jo vetëm që demokratët nuk i kanë çuar përpara pjesët e legjislacionit që do ta ndihmonin ekonominë, por sipas sondazheve, votuesit as nuk po i kushtojnë vëmendje më. Ata nuk dëshirojnë që presidenti më i mirë i të gjitha kohërave të shkarkohet”, shkroi Trump në Twitter.

Ndryshe, vetëm dy president të Shteteve të Bashkuara janë hetuar gjatë kohës së shërbimit në detyrë. Ata janë Andrew Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clinton në vitin 1999.

Ish-presidenti Richard Nixon kishte dhënë dorëheqje në vitin 1974, në kohën kur kundër tij ishte duke u përgatitur proces hetimor, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme