Mesfushori Arturo Vidal, pritet të largohet në afatin e janarit nga gjiganti spanjoll Barcelona.
Sipas The Mirror, Vidal është i zemëruar me Barcelonën, pasi nuk po arrin të jetë titullar që nga transferimi i Frenkie de Jong, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për të ardhmen e kilianit, trajneri Ernesto Valverde ia hapi derën mundësisë që lojtari të largohet.
“Vidal është lojtari jonë. Jemi të lumtur me të. Ka shumë spekulime. Do të shohim nëse është lojtari jonë ose jo”
“Kur të vjen afati dimëror, do të shohim çfarë do të ndodh. Ka kohë, mirëpo është e vërtetë që kemi shumë mesfushorë”
Sipas raportime “Djajtë e Kuq” janë duke u munduar ta transferojnë kilianin për 13 milionë euro, pasi kanë nevojë për mesfushorë që luajnë në qendër.
Pos tij, gjiganti anglez ka interesim edhe për John Mcginn, Bruno Fernandes, Sean Longstaff, James Maddison dhe Declan Rice.
Ndërsa në garë për Vidal është Inter në krye me trajnerin Antonio Conte, që ka punuar me herët me kilianin në Juventus./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës