Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se është i vendosur që t’i miratojë reformat e planifikuara për pensionet. Ndaj kësaj deklarate reagoi Sindikata e Përgjithshme e Punëtorëve, e cila tha se do të luftojë deri në tërheqjen e këtij plani.
Sistemi transportues i Francës u paralizua për të katërtën ditë me radhë të dielën për shkak të grevës së punëtorëve të transportit publik dhe hekurudhave.
“Jam i vendosur që ta kompletoj reformën pensionale dhe do t’i shqyrtoj shqetësimet e popullit për këtë çështje. Nëse sot nuk e zbatojmë një reformë përparimtare, dikush tjetër do ta bëjë këtë nesër, por në mënyrë brutale”, tha kryeministri francez.
Në anën tjetër, lideri i sindikalistëve, Philippe Martinez, tha se organizata e tij do t’i vazhdojë protestat dhe grevat derisa qeveria të heqë dorë nga plani.
Presidenti Macron po synon që të miratojë një sistem pensional që është i barabartë për të gjithë dhe t’i shfuqizojë disa nën-sisteme, sipas të cilave disa punëtorë kanë të drejtë të dalin në pension një dekadë më herët se të tjerët.
Sindikatat e kanë paralajmëruar një protestë të re për të martën e ardhshme pasi rreth 65 mijë njerëz protestuan në Paris të enjten e kaluar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...