Janë komunitetet më diskriminuara në shoqëri dhe me më tepër probleme, por brenda shpirtit të tyre ekziston shumë mirësi. Të buzëqeshur dhe të lumtur bëjnë hapat e tyre për të hyrë në shkollë.
Janë këta dy nxënës Artan Hajra dhe Bujar Hajra (emrat e vërtetë të njohur për Redaksinë!) të komunitetit rom, njëri në klasën e katërt dhe tjetri në klasën e pestë. Janë nxënës të dashur, të sjellshëm e mbi të gjitha janë nxënës me sukses të shkëlqyeshëm.
Artani dhe Bujari mësojnë në shkollën e mesme të ulët “Pandeli Sotiri” në Obiliq, kjo shkollë ka rregullat e saj, pasi që futen në objektin e shkollës, të gjithë nxënësit duhet t’i ndërrojnë të mbathurat, me qëllim që të hyjnë në klasat e tyre.
Në këtë shkollë mësojnë gjithsej gjashtë nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të gjithë janë të barabartë.
Së pari ne shkuam në klasën e Bujarit, për të parë aktivitetin e tij gjatë procesit mësimorë. E ne rastësisht qëlluam në orën e lëndës së Artit Figurativ, e cila ishte lënda e preferuar e Bujarit, ku pos kësaj lënde ai e pëlqente edhe lëndën e Gjuhës Shqipe.
Dora e tij e vogël vizatonte një bredh festiv ku prapa kamerave na tha që e imagjinon një bredh të madh dhe me shumë ngjyra.
Mësimdhënësi i kësaj lënde, Nexhmedin Asllani tha për Bujarin se pak me vështirësi i kap mësimet, por me një dallim të vogël nga të tjerët.
“Krahas kushteve që ka Bujari, ai po arrin një rezultat, kështu që lexon nga pak, por se pak me vështirësi i kap mësimet, por me një dallim të vogël nga të tjerët ”, tha mësimdhënësi Nexhmedin Asllani.
Pasi vëzhguam procesin mësimor tek klasa e Bujarit, ne kaluam tek djali i axhës së tij, Artani.
E çka të flitet për Artanin, ku e gjithë klasa e admironin atë djalë, ku sjelljet e tij lënë për të dëshiruar. Ai në atë orë kishte Gjuhë Angleze, me mësimdhënësen Fazile Neziri. Ora e preferuar e tij ishte Edukata Muzikore dhe Gjuha Shqipe, e pos kësaj e donte edhe Edukatën Fizike, ku edhe pas mësimit ai ishte i angazhuar në trajnim për futboll.
E mësimdhënësja e Artanit, për ne u shpreh se ai nuk ka qenë prej shtatorit në proces mësimor sepse ka ardhur më vonë, dhe tek ajo ka lënë një përshtypje tepër të mire.
“Resuli nuk ka qenë prej shtatorit në proces mësimor sepse ka ardhur më vonë, dhe ka lënë një përshtypje tepër të mire dhe është djalë gazmor, dhe i ka kap menjëherë mësimet që ne i kemi mësuar, pra është fëmijë aktiv”, shprehet mësimdhënësja i Artanit.
E përcollëm për pak minuta procesin mësimor tek Artani, dhe ra zilja për përfundimin e orës mësimore.
Por, ne dëgjuam fjalë për një nxënës që e donte shkollimin, bëhet fjalë për Mehmet Sylën (emri i vërtetë i njohur për Redaksinë!), i cili nga kushtet ekonomike ishte marr vesh që të lironte orët mësimore, kur ka për të punuar, tregonte me shumë emocion drejtori i kësaj shkolle, Bedri Neziri.
“Kemi pak nxënës në këtë shkollë. Mehmeti fatkeqësisht nuk ka ardhur në shkollë, është nxënës i sinqertë dhe i afërt me të gjithë, por për fat të keq të jetës së tij, e përveç procesit të tij që vjen ai punon edhe në shkollë, pra punë obliguese për mbajtjen e familjes, si mbledhjen e kanaçeve. E unë si drejtor kam bërë përpjekje që ai mos të ndalohet por të vije në shkollë, e pastaj i kam ofruar disa mundësi që në rast se i duhet një orë të lëshoj procesin mësimor. Unë nuk e ndaloj”, tha me shumë emocion drejtori i kësaj shkolle.
Nuk mund të rrinim të qetë pa e takuar edhe Mehmetin, i cili ishte nxënës i klasë së tetë. Dëshiruam që me çdo kusht ta shohim edhe atë. U interesuam për të derisa ia gjetëm shtëpinë.
Më në fund jemi këtu, por çka të shohim, një jetë që askush nga nuk e imagjinon e le më të jetohet. Aty ku rrugët ishin të mbushura me baltë e askush nuk u interesonte për ta, e madje as komuna e Obiliqit.
Ky komunitet kishin bërë shumë kërkesa për ta shtruar me asfalt atë rrugë, e me trishtimin më të madh mund të them se fati i tyre ka mbetur në duar të Zotit.
Insistuam shumë vetëm e vetëm që Mehmeti të na flasë diçka.
Kokulur rrëfenë jetën e tij të vështirë dhe kushtet e ekonomike.
Fytyrën mezi ja pamë, edhe pse qëndruam me të shumë gjatë, sepse gjatë gjithë kohës, kokën ulur e mbante dhe tregonte se e donte shkollën për i duhet të punonte që të mbante familjen e tij 12 anëtarëshe.
Në fillim “gënjeu”, që është sëmurë, por nuk përmbahet për të shpërfaqur gjendjen e rëndë ekonomike, që po i pamundësojnë atij avancimin në shkollë krahas bashkëmoshatarëve.
“Punojmë, unë baba jem, punojmë… Nesër shkoj në shkoll… Po kam me vazhdu shkollën”, tha Mehmeti.
Nga larg e përcollëm punën e tij, në mbledhjen e shisheve të plastikës, kjo ishte si punë e lehtë për të sepse ishte mësuar, dhe jo vetëm, me këtë punë, por edhe me punë të tjera, e me atë punonte edhe babai i tij, që ishte i sëmurë.
U larguam nga ajo lagje, por në mendje me padrejtësitë që po përjeton Muja.
Koordinatorja e Organizatës Joqeveritare “Balkan SunFlowers Kosova”, Nazmije Hoxha, ka përcjellë vazhdimisht edukimin dhe socializimin e këtij komuniteti.
“Ne si organizatë nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga institucionet qeveritare, sepse donatorët tash kanë filluar të largohen dhe me ligj janë të detyruar qe mos të mbyllen këto qendra. E ne kemi kërkuar edhe nga qeveria që të bëj diçka, e komuna e Obiliqit na ndihmon nga pak”, tha koordinatorja e kësaj organizate, Nazmije Hoxha.
Gjithashtu vlen të theksohet se komunitetet romë, ashkali, egjiptas, përbëjnë numrin më të madh të analfabetëve në Kosovë, edhe pse sipas disa organizatave, kohëve të fundit është rritur numri i fëmijëve që shkojnë nëpër shkolla./E.Ballazhi/arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës