Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovës (SDK) ka organizuar një tryezë me temë “Kujdesi institucional për mirëmbajtjen e hapësirave përreth Liqenit Batllava dhe mundësia e zgjerimit të zonave gjelbëruese.
Në diskutim ndër tjerash u kërkua që të shqyrtohen mundësit që kjo zonë të shfrytëzohet edhe për turizëm duke vendos kritere të veçanta sepse Orllani dhe liqeni i Batllaves meritojnë të kenë një trajtim dinjitoz dhe të sigurohet një jetë më e mirë për banorët.
Liqeni “Batllava” përveç rëndësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për një numër të madh të banorëve të Kosovës, karakterizohet edhe me bukuritë natyrore që e rrethojnë atë. Veçanërisht në fshatin Orllan është mjaftë zonë atraktive, që i plotëson parakushtet për turizëm.
Shumë qytetarë vizitojnë këtë zonë e cila shihet si atraktive nga ana e tyre, por mungon kujdesi institucional për të krijuar mundësinë e turizmit në këtë zonë.
Nga gjithë akteret prezent në tryezë u pajtuan se problem në ketë zonë vazhdon të mbetet mungesa e përkujdesjes institucional për mirëmbajtje të përhershme të hapësirave përreth liqenit. Andaj si propozim i përmbledhur ishte që niveli lokal, gjegjësisht komuna e Podujevës, duke qenë e përkrahur edhe nga shoqëria civile, do duhej të bëjë presion pozitiv ndaj nivelit qendror që zonat përreth liqenit “Batllava” të kenë kujdesin institucional në mirëmbajtjen e tyre dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë – SDK.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA