Google ADS

Mbahet premtimi, Rama dhe Veliaj i japin çelsat e shtëpisë së re Momë Hides në Kashar

12:48 | 7 Dhjetor 2019
Arbresh.info

21 shtatorin e kaluar shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rëndë nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme.

Dy muaj më pas, ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, falë edhe kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr. Ndërkohë që Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit. “Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël.

Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga një shtëpi që po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, tha ai.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranes ka dhënë zgjidhje edhe për shtëpitë e shpallura te pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, duke siguruar bonus qiraje 1 vit për mbi 900 familje, deri në zgjidhjen e strehimit të tyre./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme