Kryetarët e 27 komunave Arbëreshe të Kalabrisë kanë bërë këto ditë një apel të veçantë për ndihmë ndaj banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Bashkitë dhe komunat kanë publikuar dhe stemat e tyre përfaqësuese, ku bie në sy shqiponja dy krenare, si simbol i shqiptarëve.
Ndihma e arbëresheve është emocionuese pasi konfirmon edhe një herë shprehjen e rilindësve “shpirti i arbrit rron”.
“Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë pranë popullit shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 nëntor. Së bashku, shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave të tyre një kontribut në para; duke promovuar mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare; duke ofruar gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; duke organizuar aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëresh e duke sensibilizuar qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma”,- thuhet në njoftim.
Deklarata e plotë e komunave arbëreshe
Kryetarët e bashkive të komunave Arbëreshe të Kalabrisë, që nënshkruajnë këtë komunikatë, u takuan për të vendosur sëbashku nismat që do të ndërmarrin për të ndihmuar popullin shqiptar të goditur nga tërmeti në 26 Nëntor.
Në mënyrë unanime u vendos të:
– Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;
– Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;
– Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;
– Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;
– Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.
Është vendosur edhe pjesëmarrja e shoqatave kulturale dhe artistëve dhe muzikantëve arbëresh që kanë ofruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete për mbledhjen e të ardhurave.
Llogaria bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj në para është:
IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario)
c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale)
e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:
“L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019”- “ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019”.
Firmosur nga Kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.
Bashkitë: Acquaformosa, Caraffa di Catanzaro, Carfizzi, Castroregio, Cervicati, Cerzeto, Civita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Gizzeria, Maida, Lungro, Mongrassano, Pallagorio, Plataci, San Basile, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, San Martino di Finita, San Nicola dell’Alto, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Spezzano Albanese, Vaccarizzo Albanese./BW
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person