Google ADS

Morena Taraku kthehet nga Shqipëria, me zemër të copëtuar

11:25 | 7 Dhjetor 2019
A. B.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ditë më parë shkoi enkas nga Turqia në Shqipëri, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet e fundit që goditën vendin.

Ajo ditën e martë së bashku me reperin Stresi vizituan Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku i gëzuan fëmijët me prezencën e tyr, shkruan portali arbresh.info

Taraku gjatë këtyre ditëve u njoh nga afër me problemet e shumta të shqiptarëve, teksa gëzoi me vizitën e saj disa fëmijë në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Morena premtoi t’u rindërtojë shtëpinë një familje shqiptare të prekur rëndë nga ngjarja tragjike.

“Faleminderit Shqiperi per kto dite te veshtira por edhe te mbushua me plot dashuri te sinqert… Une po kthehem ne shtepi, por nuk do thot qe po ndalem te qenurit me juve… @shpi.per.shpi jemi ne cdo shpi, dhe brenda 24h vim aty ku ju keni nevoj. Une skam fjet prej asaj dite qe kam ardh, sepse jam shume e stresuar dhe e merzitur, ajo cka kam pare dhe degjuar keto dite qofshin te fundit… Me eshte bere zemra copa-copa disa here keto dite me rreshte por vetem 1 lutje kam te besojme ne te miren edhe pse jetojme ne kete mjerim…Ju don Morena, dhe shifemi shpejt”, ka shkruar Taraku në InstaStory./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme