Google ADS

Pacolli: Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit

10:49 | 7 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Pacolli ka thënë se shkak i kësaj është fituesi kontrovers i Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Pacolli poashtu ka thënë se pret që edhe ambasadori i Shqipërisë të veprojë njëjtë.

Postimi i tij i plotë:

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme