Albin Kurtit po i nevojitet që të marr pjesë në tryeza ndërkombëtarë për t’u reformuar, vlerësojnë ekspertët. Një më e veçantë ishte ajo e organizuar nga East West Institut, në të cilën Kurti ishte pjesëmarrës, por jo edhe panelist.
Aty iu desh të dëgjonte presidentin, Hashim Thaçi, me të cilin pritet që së shpejti të ketë “punë”, në lidhje me mandatimin për të qeverisur me vendin.
E gjithë kjo, në rast se do të arrijë të bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që në marrëveshjen për koalicion të mos përfshihet pozita e Presidentit, apo në rast se LVV-ja pajtohet me “kushtin” e LDK-së, shkruan arbresh.info.
Analisti, Blerim Burjani, thotë se Kurti ishte i pranishëm si kryeministër në ardhje.
Sipas Burjanit, Kurtit i duhet angazhim i madh në lidhje me shpërfaqjen e qëndrimeve të tij në arenën ndërkombëtare.
“Në Kosovë të gjithë e dinë se Vetëvendosje ka fituar si shkak i dëmeve të mëdha që nga viti 2007 i ka bërë PDK-ja dhe PAN-i përgjithësisht”, është shprehur Burjani.
Analisti, Fatmir Sheholli, bëson se çdo pjesëmarrje në arenën ndërkombëtarë nga ana e personaliteteve institucionale të Kosovës por edhe personaliteteve të partive politike është shumë e shëndetshme për afirmimin e Republikës së Kosovës.
“Është e nevojshme qe sa me shpesh nga ana e përfaqësuesve te popullit te Kosovës dhe institucioneve te Kosovës te flitet për Kosovën”, vlerëson Sheholli.
Edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherit edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka folur në një panel të organizuar nga East West Institute në lidhje me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi – koha për veprim”.
Në këtë panel pati edhe përfaqësues tjerë politik dhe të shoqërisë civile në Berlin, shkruan arbresh.info.
Para kësaj, në një panel tjetër me temë “Serbia&Kosova” ishte e pranishme edhe ish-ndërmjetësuesja e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian baronesha, Catherinë Ashton.
Në këtë panel ishin të pranishëm edhe ambasadorët Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pavarësisht se në dy panele u diskutua për marrëveshjen ndërmjet këtyre dy vendeve, aty nuk pati pjesëmarrës nga Serbia.
Ai që ka anuluar pjesëmarrje është presidentit i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për shkak të vizitës në Rusi dhe takimit me Vladimir Putinin./V.Selimi/arbresh.info/
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...