Ndonëse janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, Kosova ende nuk ka Qeverinë dhe institucionet e reja, pasi që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ndajnë qëndrimin e përbashkët që në marrëveshjen për bashkëqeverisje të përfshihet edhe posti i Presidentit.
Një zvarritje dhe mosdakordim i tillë, mund të qojë vendin në zgjedhje të reja nacionale.
E, njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja përsëri, Kosova do të përballet me pasoja të ndryshme.
Analisti politik Shkodran Ramadani, mendon se, nëse mbahen zgjedhje të reja kemi me humb buxhet, dhe do ashpërsohet raporti mes partive politike ku do fajësojnë njëra-tjetrën, gjithashtu edhe besimi i qytetarëve mbi partitë politike do të bie.
“Sepse ato po duket që më shumë po mendojnë për poste e privilegje se sa për brengat e qytetarëve” vlerësoi ai.
Ramadani shpreson që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, por VV-LDK të gjejnë, zgjidhje për daljen e kësaj situate ku jemi tani.
Sipas tij, pasoja e radhës është çështja e dialogut, përshkak se ShBA dhe vendet e Bashkimit Evropian, kanë kërkuar që shumë shpejt të behet qeveria në mënyrë që të krijohen kushte për rifillimin e dialogut.
“Ndërkohë ne nuk jemi askund dhe koha po ikën, dhe Kosova nuk është gati për me i marr përgjegjësitë e veta që i përkasin për gjetjen e një zgjidhjeje. Shpresoj që mos të shkojmë në zgjedhje të reja po të shpresojmë, që partitë VV-LDK të gjejnë një zgjidhje për daljen e kësaj situate ku jemi tani”, pohoi Ramadani.
Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj, mendon se është për keqardhje e gjithë kjo kohë e gjatë që është humbur, duke dëmtuar procesin e shtetndërtimit.
“Politika kosovare më shumë se gjysmën e kohës e humbë duke ndjekur agjenda përçarëse ndërmjet subjekteve. Është vërtetë për keqardhje sa shumë kohë është humbur, duke shpikur kauza të lloj-llojshme krejtësisht të kufizuara në interesa meskine, partiake e klanore, e duke dëmtuar procesin e shtetndërtimit përkatësisht duke ndikuar që jeta në Kosovë të bëhet e pajtueshme për qytetarët e saj”, tha ai.
Sipas Duhanaj, ata që e votuan këtë koalicion të mundshëm VV-LDK do të zhgënjehen.
“Ne, edhe sot, në vend që t’i kemi tashmë institucionet dhe të jemi bashkëpunues rreth sfidave që e presin Kosovën, merremi me kalkulime politike, duke patur parasysh ekskluzivisht interesat e ngushta e assesi ato të Kosovës dhe qytetarëve të sajë”, deklaroi ai.
Sipas këtyre ekspertëve vendi ka nevojë për ndryshime të vazhdueshme, por ka edhe nevojë për qeverisje stabile dhe me mandat të plotë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, përkundër deklaratave, ende nuk kanë arritur të harmonizojnë si të plotë marrëveshjen për të qeverisur për katër vitet e ardhshme. Mospajtimet në lidhje me postin e Presidentit po mbajnë pezull negociatat ndërmjet dy partive. /A.Zeka/arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor