Policitë e disa vendeve europiane kanë proceduar arrestimin e 11 shtetasve holandezë dhe kanë sekuestruar sasi të mëdha droge pas një hetimi një vjeçar mbi një organizatë kriminale aktive në të gjithë Europën.
“Autoritetet kombëtare gjermane, daneze, spanjolle, holandeze,suedeze, britanike dhe norvegjeze, me mbështetjen aktive të Eurojust kanë bërë të mundur kapjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës”, njoftoi sot njësia europiane për bashkëpunimin gjyqësor.
“Policitë e vendeve europiane dyshojnë se trafikantët transportonin drogën me kamionë duke e fshehur në ngarkesat e ligjshme që nga Spanja drejt Holandës, para se ta shpërndanin në vende të tjera”, shtoi Eurojust në një komunikatë.
Në total janë sekuestruar katër tonë hashash, 200 kilogramë amfetaminë, 64 kilogramë kokainë, 45 kilogramë MDMA dhe 25 kilogramë heroinë.
“Një shoqëri transporti me vendndodhje në Holandë ishte e përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të drogës drejt vendeve europiane”, theksoi Eurojust.//ATSH
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme