Google ADS

Reforma e pensioneve në Francë do të jetë graduale dhe “jo brutale”, thotë kryeministri

00:45 | 7 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri Edouard Philippe ka deklaruar se po zbatohen planet për të reformuar sistemin pensional në Francë, por insistoi se ndryshimi do të jetë gradual dhe ‘jo brutal’.

“Unë besoj në dialogun shoqëror, kurrë nuk do jem në logjikën e konfrontimit”, tha ai, shkruan “Reuters”, transmeton portal arbresh.info

Deklarata e tij erdhi pasi sindikatat kërkuan një ditë tjetër grevash dhe protestash kundër planeve të qeverisë për reformën e pensioneve.

Franca është duke u përballur me ditën e dytë të kaosit dhe me demonstrata të dhunshme.

Ndërprerja e linjes hekurudhore si pagojë e grevave do të mbetet deri të hënën, ndërsa kjo ka ndikuar në 800 mijë njerëz, të cilët përdorin mjetet publike për të shkuar në shkolla dhe në punë.

Në vitin 2019, Franca është gjetur para një numri të madh protestash, të cilat kryesisht kanë kundërshtuar politikat e Emmanuel Macron./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme