Peter Handke nuk ka ndonjë opinion për luftërat në Jugosllavi dhe krimet që u bënë këtu në vitet ’90. Ai tregoi se si ka pranuar një letër nga një person unanim e shkruar në letër tualeti me pyetje “injorante” sic i quan Handke, lidhur me krimet e luftës nga serbët në vitet e ’90-ta.
“Kohë më parë kam pranuar një letër e shkruar në letër tualeti, ku ka pyetje të tilla që unë do t’i quaja pyetje “injorante””, ka thënë Handke.
Ai refuzoi të flasë për këtë temë, të premten, kur u pyet teksa foli me gazetarë, në një konferencë shtypi, në Stokholm të Suedisë.
Handke foli me vështirësi në këtë konferencë, dhe e pranoi se e ka zor të takohet me ata që po e kritikojnë rreth përkrahjes që ia dha Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve ’90.
Madje, tha se nuk e di si do të sillet me protestues potencialë, nëse rastësisht do të përballet me ta, të martën, kur të shkojë për ta marrë çmimin në Stokholm. Për më tepër, ai kërkoi këshilla nga gazetari që e pyeti për këtë gjë, me arsyetimin se kundërshtarët nuk po duan ta dëgjojnë./express/
https://twitter.com/DNKultur/status/1202949468582232065?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1202949468582232065&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhandke-i-quan-injorante-pyetjet-e-gazetareve-rreth-masakres-se-srebrenices%2F
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...