Bebe Rexha dha intervistën e saj të parë në Shqipëri në emisionin “Lart e Poshtë”.
Rrugës për në aeroport, Bebe iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve që gazetari kishte për të.
Gjatë bisedës, krijuesja e hitit “Monster” ka premtuar që do të rikthehet në Shqipëri për të parë se si po ecën ndërtimi i shtëpive për të prekurit e tërmetit.
“Do të rikthehem sërish. Ky është qëllimi im! Unë dua të kthehem pasi ato janë rindërtuar, por ato mund të marrin rreth 4-5 muaj për t’u rindërtuar! Unë do të kthehem në pranverë për t’i vizituar sërish”, – u shpreh Bebe Rexha.
Nga ana tjetër, ajo ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e dashamirësit e saj: “Po punoj për albumin tim më të ri. Pas turneut promovues të albumit do të vij në Shqipëri sërish për të bërë një koncert!”
“Për të qenë më shumë e sinqertë, do të jetë diçka mes fundit të verës dhe vjeshtës së ardhshme!”, -tregoi këngëtarja shqiptare.
Kështu që, filloni kurseni sepse Bebe Rexha do të rikthehet!/rtsh/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët