Google ADS

Shkencëtarët izraelitë gjejnë mënyrën për të trajtuar kancerin e pankreasit në 14 ditë

21:43 | 6 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Një trajtim i ri i zhvilluar nga Universiteti Tel Aviv mund të shkaktojë shkatërrimin e qelizave të kancerit të pankerasit, duke zhdukur numrin e qelizave kancerogjene deri ne 90 përqind, pas dy javë ineksione ditore të një molekule të vogël të njohur si PJ34.

Kanceri i pankerasit është një nga kanceret më të vështira për t’u trajtuar. Shumica e njerëzve që diagnostifikohen me këtë sëmundje nuk jetojnë më shumë se pesë vjet pas diagnostifikimit, shkruajnë mediat izraelite, transmeton portali arbresh.info

Studimi, i udhëhequr nga Prof. Malka Cohen-Armon dhe ekipi i saj në Fakultetin e Mjekësisë të TAU Sackler, në bashkëpunim me ekipin e Dr. Talia Golan në Qendrën Kërkimore të Kancerit në Qendrën Mjekësore Sheba, u botua së fundmi në revistën Oncotarget.

Konkretisht, studimi zbuloi se PJ34 kur injektohet në mënyrë intravenoze shkaktojnë vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit të njeriut gjatë mitozës. Hulumtimi u krye me ksenograf, transplantim i kancerit të pankreasit njerëzor në minj imunokompromis. Një muaj pasi u injektua me molekulë çdo ditë për 14 ditë, “pati një ulje të 90% të qelizave pankreatike në tumor,” tha Cohen-Armon për The Jerusalem Post. “Te një mi, tumori u zhduk plotësisht”.

“Kjo molekulë shkakton një anomali gjatë mitozës së qelizave të kancerit njerëzor, duke provokuar vdekjen e shpejtë të qelizave,” tha ajo. “Kështu, shumëzimi i qelizave në vetvete rezultoi në vdekjen e qelizave në qelizat e kancerit të trajtuar.”

Për më tepër, tha ajo, PJ34 duket se nuk ka asnjë ndikim në qelizat e shëndetshme, kështu që “nuk u vërejtën efekte të dëmshme.” Minjtë, tha ajo, vazhduan të rriten dhe të fitojnë peshë si zakonisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme