Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një baze detare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Zyrës së Sherifit të Escambia, Amber Southard tha se zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë vrarë një person i cili ka kryer sulm të armatosur në Bazën Ajrore dhe Detare në Pensacola të Floridës.
Ndërsa Sherifi i Escambia, David Morgan njoftoi se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Morgan, gjithashtu konfirmoi se sulmuesi është vrarë dhe se në rajon nuk ka ndonjë rrezik sigurie.
Njoftohet edhe Trumpi
Nga ana tjetër në deklaratën e bërë nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar rreth sulmit.
Ende nuk dihet pse ka ndodhur sulmi në një klasë ku jepej trajnim detar.
Në bazë gjenden mbi 16.000 ushtarë si dhe 7.400 personel civilë.
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...