Turqia nuk ka ndërmend të zmbrapset nga linja e saj me Moskën

20:10 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Pavarësisht pakënaqësisë që ka shkaktuar mes aleatëve të saj të Nato-s, Turqia duket nuk ka ndërmend të zmbrapset nga linja e saj me Moskën, dhe së fundi, po punon me të për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport. Uashingtoni e përjashtoi Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme