Google ADS

Godina studentore 3 dhe 4 jashtë funksionit

19:10 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit kaloi jo me pak pasoja. Zona e Durrësit dhe e Thumanës u regjistruan si zonat me bilancin më të madh të dëmeve dhe të viktimave. Por edhe qytetet e tjera si Tirana, Kavaja, Kruja, Laçi pësuan dëme shumë të mëdha në infrastrukturë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, “Rezidenca Studentore universitare Nr.2”, njoftoi se pas vlerësimit të dëmeve nga ana e ekspertëve përkatës, rezultoi se godina 3 dhe 4 i sektorit të mjekësisë do të mbyllen.

Për studentët që strehoheshin në këto dy godina, është gjendur një zgjedhje alternative e përkohshme dhe do të bashkohen në sektorin C të godinës së inxhinierisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar studentë,

Ky është një njoftim informues për studentët e godinave 3 dhe 4, sektori mjekësi.

Duke ju referuar situatës së krijuar si shkak i tërmetit të datës 26 që preku vendin tonë, është realizuar një inspektim i sigurisë së godinave, akt konstatimi i dorëzuar në datën 5 dhjetor nga ekspertë të Institutit të Ndërtimit. Bazuar në këtë inspektim, është parë e domosdoshme për sigurinë e studentëve, mbyllja e godinave 3 dhe 4, pasi do të duhet t’i nënshtrohen një ekspertize teknike më të detajuar.

Nisur nga kjo situatë teknike, e aprovuar profesionalisht nga inxhinierët ekspertë, është e nevojshme lëvizja e studentëve dhe personelit.

Studentët do të akomodohen në godinën C të sektorit të inxhinierisë.

Stafi i RSU2 po informon çdo student personalisht mbi mënyrën e lëvizjes dhe akomodimit në ambientet e reja.

Për çdo informacion jeni të lutur të kontaktoni në numrin: +355 69 215 45 13

#Kujdes!

Njoftimet e publikuara në faqe jo zyrtare të rrjeteve sociale nuk përfaqësojnë publikimet zyrtare, dhe kanë si qëllim të nxisin pa kënaqësi dhe situata jo të këndshme tek studentët.

Çdo njoftim zyrtar në vazhdim do t’ju komunikohet në faqen e institucionit tonë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme