Platforma e medias sociale Facebook ka mbyllur faqen në gjuhën arabe të liderit iranian Ali Khamenei të cilën e kishte bllokuar më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat iraniane, mësohet se Facebook profilin e Khameneit në gjuhën arabe me mbi 100 mijë ndjekës e ka mbyllur pasi më parë e kishte bllokuar me arsyetimin se “ka shkelur rregullat”.
Platforma e medias sociale edhe më parë ka mbyllur profilin në instagram të disa prej zyrtarëve iranianë pasi qeveria amerikane në muajin prill vendosi zyrtarisht në listën e terroristëve të huaj Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.
Instagram, më parë ka mbyllur profilin me 888 mijë ndjekës të Komandanti të Forcës së Kudsit, Qasem Soleimani i cili kryen operacionet ushtarake-inteligjente jashtë vendit të Gardës Revolucionare të Iranit.
Në Iran, Instagram renditet si platforma e medias sociale e dyta më popullore, pas aplikacionit Telegram i cili është më i përdorshmi në vend në masën 55 për qind.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë