Ministri i Shtetit përgjegjës për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al Jubeir tha se në Jemen ka mundësi për arritjen e një armëpushimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në edicionin e pestë të Konferencës ndërkombëtare “Dialogjet Mesdhetare” (MED) në kryeqytetin e Italisë, Romë, Jubeir ka bërë vlerësime lidhur me aktivitetet e Iranit në rajon, luftën në Jemen, krizën e Gjirit si dhe rreth marrëdhënieve të vendit të tij me Izraelin.
Ai ka akuzuar Iranin për mos respektim të sovranitetit të vendeve të tjera dhe ka mbrojtur idenë e tij se qeveria e Teheranit duhet të privohet nga mjetet që përdorin për të kërcënuar rajonin dhe botën.
Lidhur me luftën e brendshme që vazhdon prej 5 vitesh në Jemen, Jubeir tha se “Jemeni për ne është i rëndësishëm. Atje ka një shkatërrim si pasojë e ndërhyrjes së Iranit”.
“Në Jemen ka mundësi për arritjen e një armëpushimi dhe më pas të një dakordimi. Në të ardhmen e vendit kanë rol të gjithë qytetarët e Jemenit, përfshirë edhe Huthit”, tha ministri saudit duke vënë theksin se zgjidhja politike është alternativa e vetme.
– “(Ndryshimi në krizën e Gjirit) i lidhur me hapat që do të ndërmarrë Katari”
Pas një pyetjeje nëse ka apo jo ndonjë zhvillim në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Katarin në rajonin e Gjirit, Jubeir tha se “Ndryshimi i situatës varet nga hapat që do të ndërmarrë Katari. Edhe qytetarët e Katarit e dinë se cilat janë këto hapa”.
Në pyetjen e moderatorit se “A jeni në lidhje të fshehta me Izraelin?” ministri Jubeir u përgjigj: “Nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëdhënie tonën me Izraelin dhe nuk bisedojmë me ata”.
Ministrit saudit iu rikujtua edhe vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ku në lidhje me këtë ai tha se “Arabia Saudite nuk ka vrarë ndonjë qytetar të saj. Këtë krim e kanë kryer disa persona”.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore