E tronditur nga lajmi i tërmetit vogëlushja italiane Emily ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë duke dhuruar edhe 5 euro.
Vogëlushja jeton në qytezën e vogël Agordo që ka vetëm 4 mijë banorë në provincën e Bellunos në Itali.
Ajo i drejtohet punonjësve të Mbrojtes Civile Italiane të cilës i kërkon ndihmë të dërgojnë në Shqipëri pikturën e saj si dhe 5 euro.
“E dashur Mbrojtja civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova në lajme për lajmin e keq. Mami im që tani është duke pirë kafe, më shpjegoi se në Shqipëri pati një tërmet të fortë. Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë.
Më vjen kaq keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Unë nuk jam shqiptare, por dua t’u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t’ja bëj e dua që ju të më ndihmoni t’i dërgoj fëmijëve të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë çfarë u ka ndodhur. Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro kështu që nesër të hani mëngjes.”
Letra mban datën 26 nëntor 2019, dita kur tërmeti i fortë goditi Shqipërinë.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji