Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve

14:08 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi në vitin 2005-2006 Fran Wisner.

Gjatë kësaj vizite presidenti është takuar edhe me ish përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ai për këto takime ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook ku ka vlerësuar kontributin e tyre për Kosovën.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme