Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati ka thënë se liberalizim të vizave nuk do të ketë as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Murati në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova arrin të jetë pjesë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, do të ishte suksesi më i madh i këtij viti në këtë aspekt.
Postimi i plotë i Muratit:
“Nuk ka liberalizim të vizave këtë vit. Mos u besoni deklaratave banale të politikaneve. Liberalizim nuk do të ketë as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, e kjo më e pakta. Nëse arrijmë të jemi pjesë e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Këshillit (të Ministrave), ky do të ishte suksesi më i madh i këtij viti në këtë aspekt. Mirëpo, edhe kjo është pak e besueshme, sepse ne kemi punë më të mençura sesa të merremi me një problem që tanimë është problem social, pra, izolimin.
Jemi pa institucione prej korrikut. Do të jemi pa institucione së paku deri në janar. Kjo është situatë për keqardhje”.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...