Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot ka mbajtur tryezë konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së.
I pari i ATK-së, Ilir Murtezaj përmendi disa nga avancimet e ATK-së gjatë këtij viti, raporton portali arbresh.info.
Murtezaj veçoi përmirësimet e ofrimit të shërbimeve për tatimpagues.
“ATK ka avancuar shumë në proceset e ofrimit të shërbimeve më të mira për tatimpagues, por nuk është e mjaftueshme ne synojmë të avancojmë tutje”, ka thënë ai
Ai ka shtuar se për dështimet e ATK-së duhet fajësuar ata që kanë pozita.
“Një avancim tjetër është edhe te pjesa e mbledhjes së detyrueshme. Nga nje situatë që kemi pas nivel të ulët të përgjegjësisë tashmë është ngrit kjo përgjegjësi e për këtë janë meritor zyrtarë të ATK-së ndërsa për çdo dështim përgjegjësinë e mbajnë të gjithë nga inspektorët e deri të shefi, pozitat nuk janë për të dhëne urdhër por për të dhënë përgjegjësi”, ka shtuar ai
Murtezaj ka pranuar se ATK ka mangësi por duhet bashkëpunimi do të largoi ato dhe do të sjellë ndryshime pozitive.
Joshua Mike, drejtor i zyrës për Zhvillim Ekonomik, USAID Kosovo, kërkoi bashkëpunim më të madh mes ATK dhe tatimpagueseve.
“Raporti mes ATK-së dhe tatimpagueseve bazohet në marrëdhëniet e ndërsjella dhe ju kërkoj që të fuqizoni këtë dialog privat në mënyrë që ATK të ju shërbej më mirë juve si tatim pagues”, tha ai.
E Arsim Syla, kryesues i Grupit Punues për Zhvillimin e Planit të Integritetit të ATK-së prezantoi në pika të shkurta “Planin për përmirësimin e Integritetit të ATK-së.
“Do të mendojnë që ky plan afat të miratohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Qëllimi i tij është përmirësimi i nevojave të tatimpagueseve”, ka thënë ai.
Syla ka përmendur përmirësimet që do të sjell ky plan.
“Një ndër vlerat kryesore të ATK-së është përgjegjshmëria, transparenca, llogaridhënia e me këtë plane do të bej përmirësimi i këtyre do të përmirësonte ofrimin e shërbimit për qytetarët, rritja e llogaridhënies etj”, ka shtuar ai.
Ndërsa Sami Salihu, drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpagueseve tha se përmes këtij plani kemi planifikuar që çdo shërbim qe përfaqësuesit e bizneseve e bëjnë në mënyrë fizike ta realizojnë në mënyrë elektronike. /arbresh.info/
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...