Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, e ka përshkruar Eden Hazard si fitues të ardhshëm të Topit të Artë, duke e cilësuar yllin belg si Michael Jordanin e futbollit.
Eden Hazardi – i cili vlerësohet nga shumë tifozë si ndër futbollistët më të mirë në botë – kaloi nga Chelsea në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti. Që nga atëherë, ai e ka shfaqur talentin e tij disa herë, por ka qenë i dëmtuar nga shumë lëndime, transmeton Gazeta Express.
Kur u pyet për Hazardin, Martinezi e krahasoi atë me legjendën e basketbollit, Michael Jordan.
“Unë mund ta shoh Hazardin duke e fituar Topin e Artë. Ai e ka rolin e të qenët fitues i Topit të Artë. Ajo që ai ka bërë është në nivelin e fituesit të Topit të Artë dhe ai është gjithmonë legjitim për këtë çmim”, ka thënë Martinez.
“Ai ka arritur gjëra të mrekullueshme me Chelsean, në Francë. Është e vështirë për një të huaj të jem referenca e një projekti që ka për qëllim ta fitojë ligën. Ai është një lojtar që i bën pasimet kyçe, është si Michael Jordani. Hazardi është Michael Jordani i futbollit”.
Hazardi – i cili ka shënuar vetëm një herë këtë sezon – do të mungojë në El Clasicon e parë të karrierës së tij me Real Madridin për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...