I vdes e dashura, djali i Edi Ramës me dedikim prekës për Kristin

09:02 | 6 Dhjetor 2019
A. B.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama u pyet në “Porta e Porta” të Bruno Vespës për Kristi Reçin e cila ndërroi jetë nën rrënjat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe ai e pranoi për herë të parë se ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.

Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të. Vet Gregu shprehu ngushëllimet e tij në Instagram pas tërmetit, duke treguar se kishte humbur një të afërmen e tij pas tërmetit.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje në anglisht të Van Gogut, që tregon trazirat në zemrën e një burri.

“Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat. Vincent van Gogh”, shkruhet në këtë postim që ka hedhur Gregu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme