Anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk është arritur ende asnjë pajtim për ndarje të ministrive.
Sipas tij nëse nuk arrihet marrëveshje për të gjitha çështjet, nuk ka marrëveshje vetëm për çështje të caktuara.
Hoti thotë se ende nuk ka takim të caktuar mes Kurtit e Mustafës, derisa shton se ju takon Vetëvendosjes për ta thirrur takimin e radhës.
Ai ka kërkuar edhe njëherë nga anëtarët e Vetëvendosjes që të jenë të përmbajtur, duke shtuar se çështjet e brendshme duhet të mbesin të tilla pasi ende nuk ka diçka zyrtare.
Ai thotë se posa të arrihet marrëveshja gjithçka do të bëhet publike. Sipas tij kjo nuk është ngecje, por është vazhdim i negociatave.
“Deklarimet e disa zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë qenë të pavenda sepse nuk i bëhen kualifikime të tilla LDK-së pasi jemi partia më korrekte në vend”, ka thënë ai.
Ai i ka quajtur të pavenda dhe të papranueshme deklaratat e nënkryetarit të VV-së Glauk Konjufca.
Hoti thotë se Vetëvendosjes si fituese i takon iniciativa dhe përgjegjësia për të fituar shumicën në Kuvend.
Ai thotë se janë të interesuar për një qeveri e cila e mban një mandat të plotë.
Sipas tij nëse nuk arrijnë marrëveshje me VV-në vendi i LDK-së është në opozitë.
“Qasja jonë ka qenë komplet korrekte, nuk është që e kemi shfrytëzuar situatën aspak”, thotë ai.
“Propozimi i kandidatit për president të vendit vjen nga LDK, sikur po themi që propozimi i kandidatit për kryeministër pasi VV nuk e ka fituar kryeministrin”, thekson Hoti.
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...