Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka hapur zyrtarisht Xhaminë Qendrore të Kembrixhit në lindje të Anglisë.
E përshkruar si eko-xhamia e parë e Evropës, objekti është i pajisur me panele diellore, mbështetet në energjinë e gjelbër dhe synon një gjurmë zero të karbonit, transmeton portali arbresh.info.
Ajo së pari u hap për publikun në prill.
“Unë mendoj se ky vend i adhurimit do të jetë përgjigjja më e mirë ndaj anti-islamizmit në rritje”, tha Erdogan, sipas Anadolu Agency.
“Unë besoj se kjo xhami, e cila është bërë simbol i solidaritetit kundër diskriminimit që nga momenti i parë, do të dëshirojë nga Zoti, të mbetet qendra e unitetit, bisedës dhe paqes në të ardhmen”, shtoi ai.
Europe’s first ‘eco-mosque’ aims to protect the environment ? pic.twitter.com/dUMhbo9bLR
— Al Jazeera English (@AJEnglish) June 11, 2019
Këngëtari mysliman britanik, Jusuf Islam, i njohur më parë si Cat Stevens, është në mesin e mbrojtësve të xhamisë dhe mbërriti për ceremoninë e inagurimit më herët të enjten.
Disa donatorë të tjerë kontribuan në zhvillimin e xhamisë, duke përfshirë qeverinë turke dhe Fondin Kombëtar të Katarit.
Sipas faqes së internetit të xhamisë, modeli i saj u frymëzua nga të dyja traditat arkitekturore fetare islamike dhe angleze./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...