RB Salzburg është i gatshëm ta shesë sulmuesin Erling Haaland në afatin dimëror.
Norvegjeze i ka mahnitur të gjithë me formën e mrekullueshme, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropian.
Sipas Blind, 19-vjeçari mund të largohet nga Salzburg për vetëm 20 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Haaland ka shënuar 27 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat duke përfshirë tetë gola në Ligën e Kampionëve.
Manchester United po shfaq shumë interesim pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron një ribashkim me lojtarin, me të cilin kishte punuar më herët në klubin norvegjez Molde.
Mirëpo edhe Borussia Dortmund po dëshiron ta transferojë sulmuesin, pasi po e shohin si zëvendësimi adekuat i Jadon Sancho që pritet të largohet në fund të sezonit.
Në këtë listë janë edhe gjigantët e tjerë evropian si Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Sevilla dhe Valencia.
Haaland pritet të luajë në ndeshjen e radhës kundër Liverpool në kuadër të Ligës së Kampionëve në javën e ardhshme.
Klubi austriak kërkon vetëm fitore ngase nëse mposhtë kampionin e Evropës do arrijnë të kalojnë në fazën tjetër./arbresh.info.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...