120 mijë automjete pjesë e komunikacionit të përditshëm të Prishtinës

20:42 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Rreth 120 mijë automjete marrin pjesë në komunikacionin e kryeqyteti.

Këtë e ka bërë të ditur kapiteni Qamil Behrami për arbresh.info. Ai thotë se në bazë të të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës rreth 120 mijë automjete marrin pjesë në komunikacionin e Prishtinës për çdo ditë.

“Nga të dhënat që kemi nga ministria e Infrastrukturës rreth 120 mijë automjete marrin pjesë në komunikacionin e Prishtinës për çdo ditë”, thotë ai.

Ai bën apel tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të jenë të vetëdijshëm, sepse mosrespektimi i rregullave sjell deri tek aksidentet dhe se rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerët.

N’Trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit.

Gazetare:Arditë Shkodra

Kamera: Safet Hyseni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme