Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përqendruar te situata në vend, pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama mbështeti vendimin e bashkisë për shembjen e tre konvikteve me familjarë te Qytet Studenti.
“Lejet e riparimeve duhet të kenë një procedurë të përshpejtuar. Bashkia duhet ta japë lejen e rindërtimit brenda 24 orëve. Nga ato që shohim është se godinat e reja nuk kanë problem strukturore. Godinat i kanë mbajtur më së miri goditjet. Kemi filluar punën për të konceptuar 3 lagje të reja në Tiranë. Janë projekte që do kërkojnë kohën e tyre,por do kenë tjetër standard. Me fondin që kemi vënë në dispozicion jemi gati të fillojmë. Jemi duke identifikuar modelet më të mira financiare. Ka nisur puna për një ligj të veçantë në lidhje me perimetrin e emergjencës. E konsideroj me vend vendimin për prishjen e 3 konvikteve në Qytet Studenti. Pas një zaptimi 30-vjeçar ka ardhur koha të largohen edhe ato familje, me gjithë mburojat e tyre politike”, u shpreh ndër të tjera Rama./TCH
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...