Google ADS

Zyrtare: Marco Silva shkarkohet nga stoli i Everton

20:22 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri Marco Silva është shkarkuar nga stoli i Evertonit.

Everton dje u mposhtë nga Liverpool me rezultat të thellë 5 – 2, ndeshje në të cilën shënoi gol Xherdan Shaqiri.

Kjo gjë ka shkaktuar që klubi të shkarkoi trajnerin Marco Silva, transmeton portali arbresh.info.

Everton këtë sezon ka qenë në formë zhgënjyese derisa ka fituar vetëm katër ndeshje këtë sezon.

Për momentin janë në zonën e rrezikshme në vendin e 18-të në tabelë me vetëm 14 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme