Google ADS

Çitaku: Deklarata e Vuçiqit për mohimin e masakrës është çmenduri totale

19:30 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, e quan një çmenduri totale deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo thotë se Vuçiq ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme