Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda kreu një pasqyrim të punës paraprake në bashkitë e prekura nga tërm,et ii 26 nëntorit.
“Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:Franca: 4; Zvicra: 2; Italia: 8; Greqia: 16; Turqia: 8; Maqedonia e Veriut: 16; SHBA: 2; Kosova: 20; Izraeli: 7.Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria”, u shpreh Vodo.
Më tej shtoi:
“Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 – 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shembur gjithsej 28 objekte: 10 objekte në qytetin e Thumanës dhe18 objekte në Bashkinë Durrës. Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim: Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur; Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike. Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur; Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.”
Po kështu, Vodo deklaroi se që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
“Deri më tani (05.12.2019 – 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.”/tch/
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...