Google ADS

Rusia zotohet se nuk do të bllokojë platformën YouTube

17:28 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Moska nuk do të bllokojë platformën amerikane YouTube në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive, Medvedev tha se së fundmi është miratuar një ligj për të drejtat sovrane të internetit jo për të bllokuar faqet e internetit, por për të mbrojtur Rusinë nga shkëputja nga rrjeti global.

“Ata që fitojnë në YouTube do të mund të fitojnë, megjithëse kjo nuk varet nga ne, por nga politika e vetë platformës YouTube”, tha Medvedev.

Më 1 nëntor, në Rusi hyri në fuqi një ligj “sovran i internetit” nën të cilin ofruesve të internetit u kërkohet të instalojnë pajisje speciale për të ndjekur dhe ri-kontrolluar qarkullimin, si dhe për të filtruar përmbajtjen dhe bllokuar faqen e internetit.

Më parë, parlamenti rus miratoi një ligj që kërkonte ruajtjen e të dhënave të përdoruesve rusë të faqeve të huaja në Rusi.

Marrëdhëniet ruso-ukrainase

Duke iu referuar marrëdhënieve ruso-ukrainase, Medvedev tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkon të rivendosë paqen në vend.

“Qartazi, presidenti aktual dëshiron t’i nxit çështjet kyçe të zhvillimit të vendit të tij, përfshirë (marrëdhëniet) me Rusinë, në mënyrë që të ketë paqe, që marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të mund të rinisin në një nivel më të lartë”, tha Medvedev, duke shtuar se ish-udhëheqësi Petro Poroshenko bënte përpjekje për të penguar procesin.

Rusia dhe Ukraina kanë mbetur në mosmarrëveshje që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.

Që kur Zelensky u zgjodh në muajin maj, të dy vendet u pajtuan për tërheqjen e trupave në lindje të Ukrainës, shkëmbimin e të arrestuarve dhe kthimin e anijeve të Ukrainës nga Rusia, të konfiskuara në nëntor të vitit 2019.

Më 9 dhjetor është planifikuar të mbahet një samit në Paris midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë. Tema kryesore e takimit është shqyrtimi i progresit të arritur dhe përcaktimi i hapave të mëtejshme.

Protestat

Protestat që shpërthyen këtë vit, Medvedev tha se i pa si “kërkesë për drejtësi”.

Duke theksuar se është e nevojshme të respektohet ligji ekzistues përderisa shprehin mosmarrëveshje, ai argumentoi se mosmarrëveshjet nuk mund të zgjidhen “në rrugë”.

“Populli mund të shpreh mendimin e tij, kjo është absolutisht normale. Por, ata duhet të shprehin mendimin e tyre në rendin e siguruar nga rregullat aktuale”, tha Medvedev.

Verën e kaluar, një valë protestash shpërthyen në Moskë. Mijëra u arrestuan në mes të protestave kundër përfaqësimit të dobët të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme