Osmani: Presim ftesë nga Vetëvendosja për vazhdimin e bisedimeve

15:37 | 5 Dhjetor 2019
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke pritur një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për ti vazhduar diskutimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kështu ka thënë para mediave nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, raporton arbresh.info.

“Na jemi optimist se në një frymë bashkëpunimi mund të arrijmë një marrëveshje të mire. Është me rënçi që në një moment historik ku qytetaret kanë treguar se dëshirojnë  ndryshim i takon dy partive që të krijojmë një atmosferë ku debati zhvillohet në ambient reciprok dhe ti ndalim fushatat linçues. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë më Vetëvendosjen. Besoj se takimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Lëvizja Vetëvendosje si fituese zakonisht i merr iniciativat për takim kështu që presim një ftes të tillë”.

Këto komente Osmani i bëri pas takimit që Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati më deputetët e rijnë të kësaj partie.

“ Ka qenë takimi ynë i parë pas certifikimit të zgjedhjeve. Diskutuam për procedurat që na presin në Kuvend dhe për sfidat. Gjithashtu i njoftuam për ecurinë rreth takimeve më Vetëvendosjen”, tha Osmani./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/610550209751025/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme