Google ADS

Kryetari Mustafa priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Heldt

15:22 | 5 Dhjetor 2019
A. B.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme