Një pacientes, me iniciale H.B, e moshës 39 vjeçare, i është shpëtuar jeta nga kardiokirurgët në QKUK, e cila, pas lindjes, kishte pësuar çarje- diseksion akut të aortës me prezencë të flapit intimal, duke filluar nga valvula aortale, me përfshirje edhe të aortës abdominale, duke shkaktuar edhe diseksion të arteries së djathtë të zemrës, respektivisht infarkt akut të murit të poshtëm të zemrës, pamjaftueshmëri të valvulës aortale.
Ndryshimet tjera ishin vërtetuar edhe me CT.
Pacietna ishte transferuar nga Emergjenca e Ferizajt në QKUK, me dhimbje të forta në gjoks dhe me shenja në EKG të infarktit akut, të murit të poshtëm të zemrës dhe me nivel të lartë të troponinës.
Pacientja ka deklaruar se ka pasur lindje normale katër ditë më parë (dhe kjo ishte lindja e saj e tretë me radhë).
Gjatë këtij intervenimi kirurgjik është bërë Bentall procedurë (ndërrim i valvulës aortale, rrënjës së aortës dhe zëvendësim të aortës ascendente me graft) dhe bypass-urëzim i arteries së djathtë të zemrës përmes venës në graftin aortal)
Operacioni ka kaluar pa komplikime dhe me menaxhimin e duhur të stafit në mjekimin intenziv kardiokirurgjik dhe repartin e kardiokirurgjisë, pacientja është lëshuar në shtëpi me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale, në ndjekjen e këshillave të udhëzuara nga klinika në përdorim të terapisë së rregullt.
Disekacioni i aortës haset në 3 raste, në 100000 banorë, është më i shpeshtë tek meshkujt se sa te femrat. Faktorë të rreziku janë hipertensioni, duhanpirja, displipidemit dhe sëmundjet e lindura të indit lidhor.
Zakonisht, në shumicën e rasteve paraqitet pas moshës 60 vjeçare, ndërsa në 10% të rasteve para moshës 40 vjeçare. Tek femrat e moshës nën 40 vjeçare disekacioni akut i aortës haset në 50% të rasteve gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.
Stafi i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ju bën me dije të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës që, për çdo nevojë sa i përket sëmundjeve të zemrës, të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë në qendrat tjera./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...