Hazard ende në paterica, rrezikon të mungojë në El Clasico

13:23 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Planet e Real Madrid dhe Zinedine Zidane për El Clasicon e 18 dhjetorit janë ende të çrregulluara pasi ylli i ekipit, Eden Hazard është paraqitur me paterica në mbledhjen e ekipit për Krishtlindje.

Paraqitja e Hazardit me paterica ishte një imazh që la shumë tifozë të shqetësuar që ylli belg nuk do të mund të luan ndaj Barcelonës, pasi pësoi dëmtim kundër Paris Saint-Germain.

Hazard mbërriti në restorantin Filandon së bashku me portierin Thibaut Courtois, i cili voziste veturën dhe dukej sikur sulmuesi kishte probleme të vërteta me lëvizjen.

Ai nuk ishte në gjendje të voziste ose të qëndronte në këmbë për foton e ekipit në restorant, duke sugjeruar se ai mezi mund të mbështesë kyçin e këmbës së djathtë, gjë që e vë në dyshim për udhëtimin drejt Camp Nou.

Hazard shkon çdo ditë në Valdebebas për t’u trajtuar nga ekipi mjekësor, por shërimi i tij ka qenë shumë më i ngadaltë nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Fillimisht ai pritej të humbasë rreth tetë deri në dhjetë ditë, por ai është ende larg rikthimit të tij.

Zidane tashmë ka refuzuar të deklarojë nëse Hazard mund të jetë gati dhe ai po fillon të dyshojë se ai do të jetë pa nënshkrimin e tij të verës deri në vitin e ri.

Një ndryshim në sistem ka të ngjarë të pasojë, me 4-4-2 me Gareth Bale dhe Karim Benzema si dyshja e sulmit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme