Google ADS

Enca për tërmetin: Nuk jam kategoria e personazheve që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje

13:16 | 5 Dhjetor 2019
A. B.

Ajo është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera në trevat shqiptare dhe rrëmben vëmendje pothuajse sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Enca Haxhia nuk kishte bërë ndonjë postim rreth ngjarjeve të funditnë Shqipëri, ajo u kritikua mjaft shumë nga të tjerët, me pretekstin se publikon imazhe por nuk është parë kontributi i saj për tërmetin, shkruan portali arbresh.info

E së fundmi, 24-vjeçarja u dha një përgjigje të gjithë atyre, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi që dëshmojnë të kundërtën.

Ajo madje tregon se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen, e as nga ata që publikojnë ndihmat që ofrojnë.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, ka shkruar në postimin e saj Haxhia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme