Një fushatë zgjedhore presidenciale po fillon zyrtarisht sot në Kroaci pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të shpallë mesditën e sotme listën e kandidatëve.
Zgjedhjet presidenciale të Kroacisë janë caktuar për 22 dhjetor.
Nënshkrimet e mbështetjes u dorëzuan nga 12 kandidatë, dhe vetëm kandidatura e Slobodan Midzic, i cili paraqiti vetëm një nënshkrim të mbështetjes për KSHZ në vend të 10.000, nuk do të konfirmohet.
Kandidatët e tjerë janë Kolinda Grabar-Kitarovic, Zoran Milanovic, Mirosllav Skoro, Mislav Kolakusic, Katarina Peovic, Dalija Oreskovic, Dejan Kovac, Ivan Pernar, Dario Jurican (Milan Bandic), Anto Djapic dhe Nedeljko Babic, shkruan Jutarnji List.
Megjithëse fushata fillon zyrtarisht sot, ajo praktikisht ka filluar që nga vera e këtij viti, dhe sipas të përditshmes së Zagrebit, më së shumti para janë shpenzuar nga presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitarovic, pasuar nga Miroslav Skoro, dhe Zoran Milanovic.
Grabar-Kitarovic do të zhvillojë tubimin përfundimtar në Vukovar më 20 dhjetor, ndërsa shtabi zgjedhor i Milanovicit thotë se nuk do të ketë asnjë tubim përfundimtar, por përkundrazi të përgatisë një “surprizë”. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...