Humanisti, Elvis Naçi, thotë të ketë një hall të madh me njerëzit që u solidarizuan në lidhje me tërmetin në Shqipëri.
“E kam një hall të madh. A do jemi pas një muaji, kur do të jetë stabilizuar toka, apo do të fillojmë ta hajmë njëri-tjetrin, siç e kemi zakon”, është shprehur Naçi gjatë një adresimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, këtu është filozofia dhe themeli i rënies së tërmetit.
“Pas tre muajsh kur të harrojmë këto, do të themi ka ardhë koha me ra një tërmet tjetër”, shprehet Naçi.
Ai këshillon që kjo fatkeqësi të shërbejë të bëhemi njerëz më të devotshëm dhe dobishëm për shoqërinë.
Tërmeti në Shqipëri la mbrapa 51 viktima, rreth 700 persona të lënduar dhe rreth gjashtë mijë njerëz pa kulm mbi kokë./arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...